Sipas rezultateve të anketimeve të fundit të mendimit të opinionit publik, qytetarët rusë kanë filluar të mbajnë një qendrim shumë më pozitiv ndaj Shteteve të Bashkuara, vendeve të BE, se sa ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Siç shkruan gazeta “Kommersant”, sociologët e lidhin këtë tendencë me konfliktet e ndryshme ushtarake dhe ekonomike të këtyre viteve të fundit dhe me sfondin informativ që krijohet nga mjetet e informimit masiv. Më shpesh antipatia ndaj autoriteteve të vendeve fqinje zhvendoset, kalon shumë shpejt në armiqësi ndaj vetë fqinjëve. Fakti, se qendrimi përkatësisht vendeve perëndimore është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, shpjegohet me atë fakt, se Shtetet e Bashkuara, p.sh., perceptohen nga qytetarët rusë si “partnere kryesore, megjithëse dhe të rrezikshme”, por që gëzojnë imazhin e fuqisë së prestigjshme. Ndërsa qendrimi ndaj Gjeorgjisë u keqësua kur atje ndodhi “revolucioni i trëndafiltë”, të cilin shtypi rus e përcaktoi si negativ. Nga ana e vet, qendrimin e rusëve ndaj Ukrainës e lidhin me zgjedhjet presidenciale dhe konfliktet në sferën e gazit.


Komentimi i artikullit të ditës

 
Drejtori i Institutit të problemeve të globalizimit në Moskë Boris Kagarlickij e vëren trashëgiminë tek perceptimi i propagandës nga ana e rusëve: “Njerëzit sovjetikë nuk i besonin propagandës e cila kishte të bënte me gjithëfarë çështjesh të brendshme, por pranonin në mënyrë koshiente gjithçka që u thonin dhe u injektonin atyre mbi jetën e jashtë shtetit. Me sa duket, në një masë të konsiderueshme kjo gjë vazhdon të funksionojë edhe sot e kësaj dite. Dhe kjo është tendencë mjaft pikëlluese, duhet thënë. Veçanërisht kur kjo ka të bëjë me ish republikat e Bashkimit Sovjetik. Ç’është për të ardhur keq, përpjekje të konsiderueshme ndërmerren për atë që të demonstrohet se ne tani nuk na lidh më asgjë me to. Pra, neve përpiqen të na ndajnë në të gjitha drejtimet e mundshme, të demonstrojnë se ne nuk kemi më kurrgjë të përbashkët. Dhe në njëfarë shkalle ky qëllim, duhet thënë, se është arritur. Megjithëse ekziston ende ndjesia e njëfarëlloj grindjeje të veçantë brenda për brenda familjes dhe se ndarja e plotë është ende shumë larg.