Këto muajt e fundit nga Çeçenia vazhdojnë të vijnë lajme alarmuese. Pas vrasjes së bujshme të bashkëpunëtores së Qendrës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Memorial” Natalia Estemirova-s, opinioni publik u trondit nga njoftimi mbi krimin e ri të ekstremistëve, viktima të të cilit u bënë bashkëpunëtorët e Organizatës humanitare “Të shpëtojmë gjeneratën”-Zarema Sadullajeva dhe bashkëshorti i saj, Alik Xhabraillov. Aktualisht po shqyrtohen disa platforma e versione të krimit. Mendimin e tij e shprehu përpara mikrofonit të “Zërit të Rusisë” Drejtori i Byrosë moskovite për të drejtat e njeriut dhe anëtari i Dhomës Shoqërore të Federatës Ruse Aleksandër Brod: “Vrasja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është tentativë e drejtpërdrejtë për destabilizimin e situatës në Kaukazin e Veriut, përpjekje për të demonstruar se institutet pushtetore funksionojnë keq, se situata është e padrejtueshme, e pakontrollueshme. Me një fjalë, ndiqet qëllimi i mbjelljes së panikut, frikës, kaosit dhe mosbesimit të qytetarëve ndaj ligjit dhe të së drejtës ligjore”, thotë Aleksandër Brod. Të njohurit dhe kolegët e Zarema Sadullajevëas bëjnë parashikime pesimiste përkatësisht zbulimit, zbardhjes së krimit të fundit. Sipas mendimit të tyre, kriminelët nuk do të gjenden. Një pozite krejtësisht tjetër i përmbahet Said-Emin Xhabraillov, Kryetari i Dhomës Shoqërore të Republikës Çeçene: “Si Kryetar i Dhomës Shoqërore që jam, mendoj, se perspektiva e zbulimit të këtij krimi është përcaktuar qartë nga Presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadirov. Ky është detyrim i drejtpërdrejtë i autoriteteve. Dhe, nga ana ime do të doja të thoja, se kjo nuk është, thjesht, sfidë që i bëhet opinionit shoqëror të Rusisë dhe Republikës Çeçene-kjo është sfidë e hapur edhe ndaj autoriteteve rajonale dhe federale. Dhe, unë jam më se i bindur, se krimi do të zbulohet. Kryetari i shtetit rus kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Federal i Sigurimit, MPB që të zhvillojnë një hetim skrupuloz, të hollësishëm dhe të zbulojnë krimet e rënda që kanë vend aktualisht në Çeçeni.