Gjykata e Moskës mori vendim për lëshimin e urdhër arrestit për Drejtorin e Përgjithshëm të njërës prej shtëpive tregtare Anton Muhaçiov, i cili hyn në stafin drejtues të organizatës nacionaliste “Vëllazërimi verior”. Sipas të dhënave të gazetës “Kommersant”, mbi të bie dyshimi për përgatitjen e planit të rrëmbimit të pushtetit shtetëror dhe krijimin e Internet-sajtit “Loja e Madhe”, i cili, sipas konkluzioneve të bashkëpunëtorëve të Institutit të Kriminalistikës, i shërben ndezjes së armiqësisë ndërnacionale. Pjesëmarrësve të “Lojës së Madhe” i propozoheshin për zgjidhje detyra të ndryshme, të lidhura kryesisht me aksionet kundër të huajve, të cilët quheshin “ardhës”. Gjykata u pajtua plotësisht me konkluzionet e hetimit, duke marrë parasysh edhe atë fakt, se duke u ndodhur në liri, i dyshuari Muhaçiov mund të ushtrojë presion mbi dëshmitarët dhe ti fshihet drejtësisë.


Komentimi i artikullit të ditës


Lideri i Lëvizjes “Për të drejtat e njeriut”, mbrojtësi i të drejtave të njeriut Lev Ponomarjov i bën vlerësim rreziqeve kërcënuese reale dhe atyre imagjinare që përbën ekstremizmi në Rusinë bashkëkohore: “Rreziku, propabiliteti i asaj, se nacionalistët mund të kryejnë gusht fashist shteti, për mendimin tim, është jashtëzakonisht i vogël. Ndërsa rreziku kërcënues i asaj, se do të fillojnë të vrasin, të themi, taxhikët ose ndokënd tjetër për shkak të përkatësisë kombëtare, sipas parimit të urrejtjes, vazhdon të ruhet dhe bile po vjen duke u rritur, duhet thënë. Autoritetet, sigurisht, që nuk janë aspak të interesuara për dukjen e trazirave, çrregullimeve, por po ndodh këmbimi, ndërrimi i perceptimeve, nocioneve: me ekstremistët e vërtetë të mos luftohet, por të cilësohen si të tillë ata që janë, në të vërtetë, opozitë politike”, konkludon Lev Ponomarjov.

 


Në lidhje me veçoritë e ekstremizmit nacional në Rusi shpreh mendimin e vet për “Zërin e Rusisë” Drejtori i Qendrës “Merkator”, politologu Dimitri Oreshkin: “Për nga pikëpamja e ligjit, ekstremizmi është pikërisht ajo gjë që del përtej kufijve të ligjit, ajo që shkel Kushtetutën. Për nga këndvështimi i autoriteteve ai është pikërisht ajo gjë, që pengon funksionimin e qetë, pa probleme të autoriteteve ekzekutive. Prandaj shumë shpesh tek ne autoritetet nuk lejojnë reagimet ligjore kundër vetes duke e zhvendosur në këtë mënyrë protestën në brazdë të paligjshme dhe duke e akuzuar po atë më pas për ekstremizëm”, tha Dimitri Oreshkin.