Raportuesi special i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian Dik Marti përfundoi udhëtimin e vet në Ballkan. Detyrë kryesore e tij gjatë këtij udhëtimi ishte grumbullimi i materialeve faktike në lidhje me trafikimin ilegal të organeve njerëzore në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2008 nga ish Kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Karla del Ponte, me këtë trafikim janë marrë krerët shqiptarë të “Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës”, ndërsa marrja e organeve serbëve të rrëmbyer kosovarë realizohej në kampet në veri të Shqipërisë. Përfundimet e udhëtimit të Dik Martinit në Ballkan i analizon në materialin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov. Përpara parlamentarëve zvicerianë shtrohet për zgjidhje një detyrë tepër e vështirë, dhe pikërisht, zbulimi i hallkave të zinxhirit të krimeve monstruoze, të ardhurat nga të cilat siç duket fare qartë, shkonin jo vetëm në xhepat e krerëve shqiptarë të Kosovës, por përdoreshin edhe për financimin e luftës për pavarësinë kosovare. Sepse, sipas të dhënave të Karla del Pontes, e pat kryesuar këtë “biznes të përlyer me gjak” Kryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi. Sipas llogaritjeve më modeste, viktima të krimeve në fjalë janë bërë më tepër se 300 serbë. Nuk të habit aspak ai fakt, se përfundimet e negociatave të tanishme të Dik Martit dolën mjaft kontradiktore. Në qoftë se autoritetet e Serbisë i dorëzuan atij materiale të reja në lidhje me krimet e shqiptarëve kosovarë në territorin e Kosovës, duhet thënë, se qeveria e Shqipërisë refuzoi bashkëpunimin me të dhe i quajti të gjitha të dhënat mbi trafikimin e organeve njerëzore “të pa argumentuara, të pabaza”. Në Tiranë Dik Martinit i deklaruan, se “nuk kanë ndërmend të zhvillojnë hetime mbi bazë të akuzave të ngritura nga Karla del Ponte apo Serbia”. Dëgjoni mendimin e Shefit të katedrës të historisë së popujve sllavë të Europës Jug-Lindore në kohën e re të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “Duket krejtësisht qartë, se amerikanët, në kohën e vet, i patën premtuar pavarësinë shqiptarëve kosovarë dhe tani ata duan t’ia hedhin këtë barrë mbi supe Europës, vetë BE. Por dëshmitë faktike mbi krimet që janë kryer në Kosovë kanë një karakter si tepër serioz që të mund të injorohen, të anashkalohen. Prandaj Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u detyrua të fillonte hetimin e tyre. Por si zor se do të sjellë ai, megjithatë, në ngritjen e akuzave konkrete kundër liderëve aktualë të Kosovës dhe Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare", konkludon Aleksandër Karasjov .