Presidenti i Ingushetisë Junus-Bek Evkurov doli nga Instituti moskovit i Kirurgjisë me emër të Vishnjevskit. Tashmë që pas një jave ai ka ndërmend t’ia hyjë punës në postin e vet presidencial dhe të vazhdojë luftën kundër guerrilasve ilegalë së bashku me homologun e tij çeçen Ramzan Kadirov. Në intervistën e vet të parë, pas atentatit të ndërmarrë ndaj jetës së tij, Evkurov doli kundër vendosjes së regjimit të operacionit antiterrorist në republikë si dhe tha gjithashtu, se truprojat e tij bënë gjithçka të mundur me qëllim që të mos e lejonin këtë akt terrorist. Duke folur mbi planet e mëtejshme në lidhje me luftën kundër terrorizmit Evkurov pranoi, se nuk ka ndërmend të hakmerret për veten, por politika që do të ndjekë që këtej e tutje do të jetë më e ashpër, më e rreptë. Dhe lajmi më kryesor - se kjo politikë do të koordinohet me republikat kaukaziane fqinje, deklaroi Presidenti i Ingushetisë. “Më besoni mua, nuk ka ndërmend Ramzan Kadirovi të komandojë Ingushetinë. Dhe se nuk ka ndërmend Evkurov të komandojë Çeçeninë. E tillë është marrëveshja e arritur midis nesh. Dhe ne jemi mjaft të kënaqur që arritëm të biem dakort për këtë. Guerrilasit që veprojnë ilegalisht se si arritën në marrëveshje midis tyre për të realizuar aktet terroriste, prandaj dhe ata kanë sukses në bëmat e tyre. Kurse ne kemi vepruar gjithsecili me kokë të vet, të vetëm, pa i bashkërenditur masat tona. Ja dhe ndodh kështu, që guerrilasit depërtojnë nga Çeçenia në Ingusheti dhe anasjelltas, nga Ingushetia në Çeçeni. Një gjë e tillë nuk duhet lejuar më. Dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë, premtoi Evkurov. Gjatë kësaj konfirmoi, se guerrilasve që kanë ndërmend të dorëzohen i garanton personalisht “korridor të lirë për daljen nga pyjet”, kurse atyre që nuk duan të dorëzohen i premtoi likuidim të plotë fizik: “Nuk provoj kurrëfarë dëshire për hakmarrje. Por ata guerilas që nuk do të hedhin armët dhe nuk do të dorëzohen, i pret asgjesimi i plotë. Ky është edhe ligj laik, edhe ligj i shariatit. Gjatë kësaj gjithmonë do të ekzistojë korridor i kalimit të lirë për të gjithë ata që duan të rikthehen tek jeta paqësore dhe të heqin dorë nga prishja dhe shkelja e rregullit", konkludoi Junus-Bek Evkurov.