Në Los Angeles, pas debateve të shumta e të vazhdueshme midis të afërmve të Michael Jackson-it, u zhvillua më në fund ceremonia funerale e varrimit të këngëtarit legjendar amerikan. Për këtë njoftoi avokati i familjes së Jacksonëve Brian Oxman. Mbreti i pop-muzikës u varros në varrezën “Forest Lawn” të Los Angelesit.