Presidenti i Ingushetisë Junus-Bek Evkurov, i cili u plagos rëndë si rezultat i një akti terrorist të ndërmarrë ndaj tij në fund të qershorit, doli nga spitali. Në të dalë të godinës së spitalit Evkurov u tha gazetarëve që po e prisnin tek shkallët atë, se organet e ruajtjes së rendit të Ingushetisë së bashku me dikasteret ushtarake të Çeçenisë fqinje do të luftojnë së bashku edhe në të ardhmen kundër guerrilasve që veprojnë në ilegalitet.