Tanku i parë i licensuar T-90 i përpunimit rus do të fillojë të prodhohet më 24 gusht në Indi, njofton botimi Hindu. Më parë Rusia dhe India nënshkruan kontratën për prodhimin e licensuar të 1000 tankeve të modelit T-90, por realizimi i marrëveshjes në jetë u vonua për shkak të mosdëshirës së Moskës për ti dhënë prodhuesve të Indisë teknologjitë e prodhimit të tyre.