Rusia dhe Bjellorusia bashkërenditën tekstin e projektit të marrëveshjes për ndërtimin e centralit të parë elektro-bërthamor bjellorus, njoftoi shërbimi i shtypit i Shoqërisë së Mbyllur Aksionere “Atomstroieksport”. Centrali i parë elektro-atomik (CEA) në Bjellorusi do të ndërtohet sipas projektit rus “CEA -2006” nga kompania peterburgase “Atomenergoprojekt”.