Radiokompania “Zëri i Rusisë” i propozon çdo dëgjuesi të huaj të emisioneve që transmetohen nga Moska, të bëhet “korrespondent popullor”. Çdo dëgjues, i cili dëshiron të ndajë me ne këndvështimet e veta mbi jetën apo të tregojë ndonjë histori interesante për paraardhësit, gjyshërit ose miqtë e tij, mund të krijojë radioreportazhin e vet, shënimet, skicë radiofonike ose videosubjekt dhe të na e dërgojë ne. Materialet më të mira do të tingëllojnë në eterin e radios sonë, do të vendosen në Internet-sajtet e kompanisë, kurse autorët e tyre do të ftohen për pjesëmarrje në Festivalin e I-rë Ndërkombëtar të Radiostacioneve rusishtfolëse, i cili do të zhvillohet në Moskë nga 2-3 nëntor.