Provat e vaksinës së re kundër virusit A/H1N1, të njohur gjithashtu me emrin “gripi i derrave”, po fillojnë në qendrat mjekësore të SHBA-s. Për herë të parë testet do të zhvillohen me njerëz të rritur të shëndetshëm. Vullnetarëve do tu bëhen dy vaksina me qëllim që në shtator të mund të nxirren konkluzionet e para në lidhje me atë, se sa i gatshëm është sistemi imunitar i njeriut ti bëjë ballë virusit A/H1N1.