Luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit i kushtohet Festivali i III-të Mbarërus i rinisë myslimane që po hapet në qytetin Kazan. Për pjesëmarrje në këtë forum kanë ardhur përfaqësuesit e më shumë se 30 rajoneve të Povollzhjes, Uralit, Siberisë dhe Kaukazit të Veriut. Në programin e festivalit janë parashikuar takimet me teologë myslimanë, shkencëtarë, zhvillimi i tryezave të rrumbullakta, ku do të diskutohet roli i Islamit në procesin e globalizimit, vendi i rinisë në shoqërinë informative bashkëkohore.