Qëllimi i kërkesës së paraqitur nga Rusia për zhvillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018 në territorin e saj është propagandimi i mënyrës së shëndoshë të jetesës. Për këtë deklaroi në Shën Peterburg Ministri i sportit, turizmit dhe politikës së rinisë të Federatës Ruse Vitali Mutko. Ai shprehu shpresën, se përgatitja dhe zhvillimi i Kampionatit Botëtror të Futbollit në Rusi do të japë një kontribut me peshë në zhvillimin e rajoneve të saj.