Rusia nuk pat planifikuar kurrësesi pushtimin e Tbilisit në gusht të 2008. Për u këtë deklaroi gazetarëve Zëvendësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse Anatoli Nogovicin. Sipas fjalëve të tij, “të gjitha detyrat e ngarkuara trupave u bënë publike nga Presidenti Dimitri Medvediev në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve rusë dhe komunitetit botëror. Ky ishte operacion për detyrimin e Gjeorgjisë për paqe”.