Qeveria ruse, me sa duket nga të gjitha, ndërroi mendje dhe hoqi dorë nga arnimi i vrimave të buxhetit për llogari të rritjes së akcizave. Siç njofton gazeta “Vremia novostei”, reforma e akcizës së produkteve alkoolike dhe duhanit u pezullua për shkak të druajtjeve të dukjes masive të prodhimeve të falsifikuara të tyre. Rritja e akcizave të pijeve alkoolike u vendos të zëvendësohet paraprakisht me vendosjen e kuotave për ndërmarrjet e prodhimit të verërave dhe të votkës. Në variantin fillestar të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, të cilin qeveria e mori në shqyrtim javën e kaluar, u propozua, në veçanti, rritja e tarifave të pijeve alkoolike dhe cigareve. Përkatësisht birrës u propozua rritja e menjëhershme e akcizës së saj deri në 190 %! Siç vë në dukje botimi “Vremia novostei” duke vendosur sistemin e ri të kuotave shteti, faktikisht, pranoi fiaskon e vet të plotë në luftën shumëvjeçare për legalizimin e tregut.
***
Botimi “Rossijskaja gazeta” shkruan mbi mbledhjen kushtuar sigurisë së qarkullimit rrugor. Presidenti Dimitri Medvediev përmendi në të detyrat kryesore: rrugët automobilistike, përgatitjen që lë shumë për të dëshiruar të automobilistëve dhe punën aspak të kënaqshme të inspektimit rrugor. Ai premtoi marrjen e “masave të rrepta dhe radikale”. Automobilistët rusë ia kanë frikën shumë asaj, se mos bëhet masë e tillë kryesore rritja e radhës tarifave.
***
Presidenti i Shoqatës së bankave rajonale Anatoli Aksakov propozoi zhvlerësimin (devalvimin) e rublës menjëherë deri në 40 %. Siç sqaron gazeta “Novie Izvestia”, zhvlerësimi i rublës i leverdis shumëkujt. Prodhimi do të bëhet me aftësi më të larta konkuruese, do të fillojnë të punojnë uzinat, do të krijohen vende të reja pune, në banka do të fillojnë të derdhen paratë e shlyerjes së borxheve nga ndërmarrjet. Ndërkohë që do të zhvlerësohen edhe borxhet, sepse devalvimi shoqërohet me inflacion. Mallrat e importit do të vijnë duke u shtrenjtuar, ndërsa ato do të zëvendësohen me prodhime vendase më pak të kushtueshme. Por Banka Qendrore u shpreh kundër ndërmarrjes së veprimeve të tilla kaq kardinale. Ajo mendon, se në vjeshtë rritja e ekonomisë do të ndodhë edhe pa kurrëfarë zhvlerësimi të rublës.