Observatori orbital “Kepler” demonstroi aftësinë e të gjeturit të planeteve të ngjashme me Tokën, njoftuan shkencëtarët që marrin pjesë në këtë program të NASA-s. Sipas fjalëve të tyre, teleskopi pa kurrëfarë vështirësish arriti të gjejë në konstelacionin e Mjelmës planetin e njohur tashmë për shkencëtarët me madhësi të krahasueshme me Jupiterin.