Vitin e ardhshëm anëtarë të rinj të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (OBEZH) duhet të bëhen 4 shtete: Izraeli, Kili, Estonia dhe Sllovenia, njoftoi një burim në këtë Organizatë. “Negociatat mbi hyrjen e Rusisë në OBEZH, e cila tashmë është kandidate për anëtarësim në të, u vonuan dhe procesi i pranimit të saj vetëm sapo fillon”, — tha ai.