Eugjeni Kasperskij.“Ç’mbiemër interesant, mjaft zbavitës, - se si u shpreh me habi njëherë portieri në një nga hotelet e Madridit pasi i hodhi një sy pasaportës së Eugjeni Kasperskit. Tek ne kështu quhet programi antivirus”.
Eugjeni është Drejtori i Përgjithshëm dhe njëri nga themeluesit e “Laboratorit të Kasperskit”. Njeri - brand (markë). Në sferën e biznesi të kompjuterave kjo është një gjë fort e rrallë. Përpara tij mund të përmendet vetëm krijuesi i “NORTON COMMANDER” Peter Norton. Konfirmon, se ka qenë kundër vënies së emrit të vet firmës. Por emër më të mirë për t’iu propozuar investitorëve nuk mundi të gjente. “Të jesh brand është jo vetëm një gjë e pakëndshme, por dhe shumë e rëndë, - thotë Kasperskij. - Sa më i njohur të jesh, aq më të larta janë kërkesa që paraqiten ndaj teje”.
Në të parë jo çdo njeri do të mund ta njohë atë se cili është në të vërtetë. Fizionomi me sy të zgjuar, buzëqeshje të butë, dashamirëse, e konturuar me pak mjekër. Me stil jo formal të veshuri. Nga intervista e tij: “Mua as që më bën pikë përshtypje se ç’markë makine kam dhe se ç’veshje mbaj në trup. Udhëtoj në business-class vetëm në qoftë se më duhet të fluturoj me aeroplan më shumë se 5 orë. Ky nuk është aspak image, por vetë karakteri im. Aksesoret i duhet njerëzve për vetëidentifikim, ndërsa mua nuk më ka preokupuar kurrë kjo gjë”.
Eugjeni ka lindur në vitin 1965 në qytetin Novosibirsk, ndërsa kur filloi shkollën u ndodh në Moskë. Mbaroi shkollën fiziko-matematike pranë Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU), më pas “Akademinë e kriptografisë” pranë shkollës së lartë të KGB-së. E vazhdoi me këmbëngulje atë pavarësisht nga protestat e të afërmëve. Në familjen e tij ka patur njerëz të përndjekur nga shërbimeve speciale. Ai u tha atyre se kriptografia nuk ka të bëjë në kurrëfarë mënyre me përndjekjet.
Në vitin 1999 e braktisi shërbimin ushtarak. Ka punuar në qendrën tekniko-shkencore. Firmën e vet e regjistroi së bashku me të shoqen, Natalian, tashmë në vitin 1997. Aktualisht në laboratorin e tij punojnë më shumë se 1000 veta.
Receta e biznesit të suksesshëm për Eugjeni Kasperskin është shumë e thjeshtë: Së pari, puna së cilës ti i je përkushtuar duhet të të pëlqejë. Së dyti, në të ti dhe duhet të arrish përsosmërinë maksimale. Së treti, puna që bën duhet të të sjellë para. Dhe, së fundi, për biznesin ti duhet të mendosh më shumë se sa për veten.
Për jetën private të Kasperskit nuk dihen shumë gjera. Është 43 vjeç, ka dy djem. I martuar për herë të dytë. Disa vite më parë, duke iu përgjigjur pyetjes mbi ish gruan e vet dhe bashkëpronaren e firmës Natalia Kasperskin, ai u përgjigj: “Kur bashkëshortët ndahen ata shpesh herë bëhen armiq të papajtueshëm, të tërbuar me njëri-tjetrin. Unë këtë gjë nuk arrij ta kuptoj dot. Ne me Natalian sillemi me respekt të madh ndaj njëri-tjetrit, e ndihmojmë shumë njëi-tjetrin, mund të thuhet si motër e vëlla. Ne kemi biznes të përbashkët dhe komunikojmë për mrekulli. Përse duhet ti hapësh probleme vetes dhe të tjerëve në qoftë se ke mundësi ti shmangësh ato?”
Aktualisht ai, si dhe më parë, punon, praktikisht, bile dhe pa pushime fundjave. Vetëm dy pushime janë të detyrueshme për të në vit - skitë në dimër dhe plazhi në verë. Lejen më të gjatë në jetën e tij e përshkroi në këtë mënyrë: “Tre javë. Në Gadishullin e Kamçatkës. Pa telefon, pa Internet. Pa gjithçka. Kamçatka është një nga vendet më të dashura, më të preferuara për mua”.
Eugjeni tani, praktikisht, nuk shkruan më programe - bashkëpunëtorët e rinj e bëjnë më mirë këtë gjë. “Biznesi u rrit, u ngrit më këmbë, ndërsa unë fillova të merrem më shumë me veten time, - thotë ai. - Në qoftë se do të shprehem shkurtimisht - pi shumë më rrallë tani dhe merrem më tepër me sport. Mua më duket se personi që përfaqëson firmën duhet të jetë me fytyrë të “nxirë nga dielli”, “paksa brutale” dhe “me shtat të formuar mirë”.