Perëndimi po rivlerëson ngjarjet e një të kaluareje një vjeçare në Kaukaz. Një vit më parë, kur u ndërmorr sulmi i armatosur i Tbilisit ndaj banorëve të Osetisë së Jugut dhe Moska u detyrua të marrë mbi vete mbrojtjen e popullit paqësor, Perëndimi në fillim nuk dinte se si të reagonte. Mundësi për të mësuar të vërtetën mbi atë që po ndodhte në të vërtetë atje kishte pak. Atij iu desh të mbështetet në informacionin e varfër të mjeteve të informimit masiv dhe fjalimet zyrtare të politikanëve. Dhe në atë kohë një rol vendimtar në përcaktimin e qendrimit ndaj konfliktit luajti perceptimi i Rusisë nga ana e vendeve perëndimore, mendon Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov. Kundërshtarët politikë të Kremlinit morrën anën e Saakashvilit, pa e lodhur fare veten që ti bënin një analizë të thellë situatës së krijuar: “Shkak i kësaj është perceptimi i veprimeve ruse si mishërim i njëfarëlloj politike perandorake nga ana e Moskës. Sigurisht, që ky nuk është aspak mendimi i të gjithëve, por ata që e mbështesin këtë pikëpamje, çirren gjithmonë më fort se kushdo tjetër. Sigurisht, që ekzistojnë qendrime të ndryshme përkatësisht ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar. Diktohet një gjë e tillë nga qendrimet diverse ndaj Rusisë. Dhe duhet theksuar këtu jo ndaj Osetisë së Jugut, jo ndaj Gjeorgjisë, por pikërisht ndaj Rusisë. Ç’është për të ardhur keq, midis disa vendeve, veçanërisht të Europës Qendrore dhe asaj Lindore, janë mjaft aktive ato forca që rigjenerojnë prirjet, tendencat rusofobe. Me kalimin e një viti pas ngjarjeve të gushtit në Transkaukazi Perëndimi po arrin tek rivlerësimi, rikonceptimi i pozitës së vet. Në kuadrin e konsultimeve të Gjenevës është vendosur dialogu, në të cilin Abkhazia dhe Osetia e Jugut zënë një vend të barabartë me Gjeorgjinë, Rusinë, SHBA-s, vendet e BE. Po fillon të vendosë Bashkimi Europian edhe kontakte të drejtpërdrejta me republikat e reja. Perëndimi duhet të nxjerrë mësimet e duhura nga ajo që ndodhi: “Mësimi gjeorgjian i vitit të kaluar duhet ti detyrojë europianët dhe të gjithë ata që jetojnë përtej Oqeanit Paqësor të perceptojnë qartë, se favorizimi dhe inkurajimi i tendencave e prirjeve të tilla, të ngjashme me ato që shfaqi Mihaill Saakashvili që shumë kohë përpara gushtit të vitit të kaluar, mund të shndërrohen në kriza të mbarsura me viktima njerëzore dhe shkatërrime të mëdha”, konkludoi Vladimir Çizhov.