Ekstremistët shqiparë kanë aktivizuar veprimtarinë e vet në jug të Serbisë, në rajonin e Kosovës, gjë që është një sfidë e hapur për organet e ruajtjes së rendit të vendit, deklaroi Presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Në intervistën e vet dhënë botimit të specializuar të Beogradit “Policia sot”, ai tha, “Nuk ka pikë dyshimi në atë se terroristët po zhvillojnë përgatitjen ushtarake në trekëndëshin midis autonomisë sonë jugore të Kosovës dhe Metohisë, pjesës veriore të Maqedonisë dhe rajoneve jogore të komunave serbe të Preshevës dhe Bujanovacit”.