Vetëm 1 ndër çdo 14 qytetare ruse (pra, 7% e tyre) do të donte të martohej me shtetas të huaj. Mbi rezultatet e anketimit special njofton gazeta “Novie Izvestia”. “Në vitet 90-të largimi jashtë shtetit ishte një ëndërr e përgjithshme, kurse tani jeta ka ndryshuar në vektorin pozitiv”, thonë ekspertët. Sipas fjalëve të tyre, synojnë për të martuar me të huaj për sigurimin e bollëkut, mirëqenies materiale, kurse në vitet e fundit mjaft të sukseshme për nga pikëpamja ekonomike në vendin tonë vajzat filluan të bëhen më të sigurta në vetvete. Përveç kësaj, ndyshuan dhe prioritetet. Shumë vajza duan të realizohen në jetë në mënyrë të mvetësishme dhe jo nëpërmjet martesës së bërë me zgjedhje të mirë, me fat. Ndër të tjera në veshët e ruseve po vijnë edhe lajmet e fundit që kanë të bëjnë me divorcimet e martesave të huaja dhe sqarimin e marrëdhënieve në lidhje me atë, se me kë do të jetojë fëmija pas ndarjes. Është interesant fakti se me maturimin moshor fillon të rritet më fort dëshira për të bashkuar jetën me qytetar të ndonjë shteti tjetër. Sipas të dhënave të anketimit të sipërpërmendur, me të huaj duan të martohen 25 % e pensionisteve ruse. Femrat në moshën e parapensionit i mbajnë sytë nga vendet e huaja sepse atje qendrimi ndaj moshës është krejtësisht tjetër, se sa ai në Rusi. Meqenëse atje edhe në moshën 50 vjeçare ato do të vlerësohen si individualitet, vë në dukje botimi “Novie Izvestia”.


Komentimi i artikullit të ditës


Mbi ndryshimin e prioriteteve martesore të femrave ruse flet përpara mikrofonit tonë bashkëpunëtorja e vjetër shkencore e Institutit të Psikologjisë Olga Mahovskaja: “Së pari, ne mund të flasim mbi rënien e vetë popullaritetit të martesës, si institut i familjes, midis femrave të emancipuara. Së dyti, bota është bërë e hapur tashmë. Të ikurit jashtë shtetit për të parë botën me ndihmën e martesës ka humbur çfarëdo lloj kuptimi në ditët tona. Së treti, femrat janë bërë shumë më të kujdesshme, ato nuk nxitojnë, në parim, që ti lidhin zyrtarisht marrëdhëniet e tyre me partnerin e vet. Duhet thënë, se përshtatshmëria e grave ruse ndaj veçorive të jetës familjare në Perëndim është mjaft e lartë. Por kjo ndodh vetëm në atë rast, në qoftë se tek ajo ekziston dëshira për të vendosur marrëdhënie të mira bashkëshortore, për tu sistemuar në punë, për vendosjen e kontakteve me njerëzit që e rrethojnë, dhe në përgjithësi, për një ekzistencë me vlerë të plotë, të vërtetë.