Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev kërkoi nga nëpunësit që të rreshtin së talluri me biznesin e vogël. Siç shkruan gazeta “Novie Izvestia”, kurth, grancë e vërtetë për biznesmenët është ai fakt, se shumica e shërbimeve për licencimin dhe çertifikimin janë jo, thjesht, me pagesë, por dhe shumë të kushtueshme dhe të monopolizuara. Bile edhe nga ndërmarrjet në të cilat punojnë gjithësej 5-6 veta marrin para të mëdha për lidhjen e marrëveshjes mbi përputhshmërinë teknike. Pagesës së shpejti do ti nënshtrohet çdo lëvizje e bërë prej nëpunësit”, konstatoi Dimitri Medvediev”.


***


Gazeta “Vremia novostei” deklaroi, se gjatë gjithë vitit që kaloi nga koha e agresionit të Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut, Rusia është përpjekur ti provojë komunitetit botëror, se kurrëfarë agresioni kundër Gjeorgjisë ajo nuk pat përgatitur që më parë. Për këtë deklaroi sërish një përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë me referim tek dokumentet trofe të kapura gjatë zhvillimit të luftës në fjalë. Disa materiale të ushtarakëve gjeorgjianë me këtë temë datohen që në vitin 2004. Shtabi i Përgjithshëm rus po punon me Misionin e BE. Në etapën aktuale palët ruse dhe gjeorgjiane kanë paraqitur listën e dokumenteve të veta në lidhje me këtë temë. Por jo të gjitha gjërat përkojnë në to. Ushtarakët rusë paraqitën, p.sh., urdhërin e komandantit të brigadës së 4 të këmbësorisë gjeorgjiane, të dislokuar në pjesën lindore të Tbilisit. Nga ai duket në mënyrë evidente se me ç’vijueshmëri shtroheshin për zgjidhje detyrat në lidhje me okupimin e Osetisë së Jugut për 72 orë, — shkruan gazeta “Vremia novostei”.


***


Rusia do të përfundojë rregullimin e problemit të borxhit komercial sovjetik aty nga fundi i vitit, njofton gazeta “Kommersant”. Pikërisht në këtë afat kohor, siç deklarojnë në Ministrinë e financave, me urdhërin e Kryeministrit Vladimir Putin do ti shlyhet pjesa e mbetur e borxhit prej 34 milionë dollarësh Klubit të Londrës. Me këtë dhe duhet të përfundojë historia e borxheve të Bashkimit Sovjetik si shtet.