Krizë të re gazi në Europë në dimrin e pritshëm, me sa duket nga të gjitha, nuk do të ketë. Sipas njoftimeve të agjencive informative, Ukraina do të mund të paguajë për gazin rus për mbushjen e rezervuarëve të depozitave të nëndheshme të gazit, prej nga ku në sezonin e kërkesës më të madhe kjo lëndë djegëse do të trasportohet për në Europë. Komisioni Europian dhe një sërë institutesh financiare ndërkombëtare pranuan ti japin kompanisë “Naftogaz Ukraini” një kredi prej 1.7 miliardë dollarësh për stabilizimin e furnizimeve të “lëndës së kaltër”. Por probleme të pazgjidhura mbeten ende. Dëgjoni në lidhje me këtë temë komentin e Oleg Severgin-it. Autori shkruan: Së pari, vëllimi i kredisë doli se është 2.5 herë më i vogël nga shuma e kërkuar prej partnerëve perëndimorë nga Kievi. Marrëveshja u arrit pas asaj, kur Kryetarja e kabinetit të ministrave të Ukrainës Julia Timoshenko i paraqiti Komisionit Europian planin e detajuar të reformës së degës së gazit të Ukrainës me afate të përcaktuara qartë. Reforma parashikon transparencën e plotë të llogarive e pagesave dhe varësinë më të vogël të biznesit të gazit nga shteti. Përndryshe, mendojnë në Bruksel, mjetet financiare do të thithen nga “vrima e zezë” e do të humbasin pa lënë gjurmë. Dhe, ndoshta, europianët kanë shumë të drejtë në këtë arsyetim të vetin. Për prezencën e “kushteve të tilla kaq të ndjeshme, të prekshme” fajtor, në radhë të parë, është vetë Kievi. Kështu mendon, në veçanti, Presidenti i Bashkimit të Industrialistëve të sferës së naftës dhe gazit të Rusisë Genadi Shmal: “Mundësitë e sistemit transportues të gazit të Ukrainës lejojnë të garantohet furnizimi i sigurt dhe i pandërprerë i gazit rus në Europë. Por, mendon ai, ukrainasit u vonuan shumë. Me problemet që kanë të bëjnë me mbushjen e rezervuarëve të nëndheshëm depozitues të gazit duhet të ishin marrë shumë kohë më parë, meqenëse ekzistojnë teknologji të caktuara, të cilat nuk mund të anashkalohen. Ndërsa, në parim, duhet thënë se Ukraina gjithmonë ka qenë një partnere më se e sigurt e Rusisë për nga pikëpamja e realizimit të furnizimeve të gazit në Europë. Ka patur vetëm dy raste të ndërprerjes së furnizimeve tashmë të njohura mirë nga të gjithë. Përpara zgjedhjeve të pritshme presidenciale në këtë vend, shpreson shumë ai, nuk do të ketë më përsëritje të tyre të radhës. Sepse kjo gjë do të minonte imazhin e kandidatëve për presidentë”, konkludon Genadi Shmal.