Turqia do të japë lejen e saj për ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” në ujrat e veta territoriale të Detit të Zi, njoftoi Zëvendësi i Kreut të aparatit të qeverisë së Federatës Ruse Juri Ushakov. Protokolli planifikohet të nënshkruhet në Ankara nga kryeministrat e të dy vendeve, përkatësisht, Vladimir Putin dhe Tayyip Erdogan.