Bashkëpunëtorët e organeve të ruajtjes së rendit të Taxhikistanit parandaluan kontrabandën e 20 kilogramëve heroine nëpërmjet territorit të republikës nga Afganistani për në Rusi. Sipas të dhënave të Agjencisë taxhike për kontrollin ndaj drogës, tani në territorin e republikës veprojnë deri në 100 grupime që merren me trafikimin e narkotikëve. Për gjysëm viti u arrit të konfiskohen rreth 3 tonë drogë.