Gjeorgjia do të marrë një kundërpërgjigje të rreptë në qoftë se do të ndërmarrë provokacione të reja kundër Osetisë së Jugut, paralajmëroi Kryetari i delegacionit rus në konferencën për çarmatimin në Gjenevë Valeri Lloshinin. Ai tërhoqi vemendjen e pjesëmarrësve të saj ndaj faktit të vazhdimit të furnizimit të armatimeve në rajonin e mbarsur me rrezik potencial konflikti dhe rifillimit të hapjes së zjarrit mbi Osetinë e Jugut nga ana e Gjeorgjisë. E gjithë përgjegjësia për pasojat e mundshme do të bjerë mbi autoritetet e Gjeorgjisë, theksoi Valeri Lloshinin.