Gjatë disa ditësh me radhë Pentagoni po vazhdon të ndjekë me vemendje të përqendruar lundrimin e dy anijeve nëndetëse ruse, të pajisura me reaktorë bërthamorë, përgjatë bregdetit atlantik të vendit, njoftuan në Ministrinë e mbrojtjes së SHBA-s. Nga ana e vet, në udhëheqjen e Forcave Ushtarako-Detare të Rusisë deklaruan, se nëndetëset ruse nuk e kanë ndaluar kurrë patrullimin e ujrave të oqeanit botëror.