Njohja vitin e kaluar e pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë nga Rusia nuk ishte planifikuar më parë, deklaroi Kreu rus i MPJ Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv “Vesti”. Vendimi për njohjen e këtyre dy republikave, të cilat u shkëputën nga Gjeorgjia, u morr në Moskë vetëm pas asaj, kur Gjeorgjia sulmoi Osetinë e Jugut dhe planifikonte të ndërmerrte në vazhdim veprime analogjike luftarake ndaj Abkhazisë, theksoi ai. Udhëheqja ruse gjatë marrjes së vendimit në fjalë mendoi, para së gjithash, mbi atë që të mbronte popullsinë paqësore, midis së cilës kishte shumë shtetas të Federatës Ruse.