Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi vdekjen e 1154 personave nga gripi A/H1N1 në mbarë botën. Në 168 vende janë evidentuar më tepër se 162 mijë raste të prekjes nga virusi i ri. Por sipas deklaratës së shërbimit të shtypit të OBSH, këto shifra nuk janë të sakta, meqenëse askush nuk e di se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë nga ky virus.