Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi unanimisht rezolutën e cila lejon vendosjen e sanksioneve ndaj atyre vendeve, ku pjesëmarrësit e veprimeve luftarake vrasin, gjymtojnë dhe përdhunojnë fëmijët. Dokumenti i ri parashikon përfshirjen në “listat e zeza” të personave që kanë gisht në përdhunimin dhe vrasjen e fëmijëve.