Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev i telefonoi të martën Presidentit të SHBA-s Barak Obama dhe e uroi atë me rastin e ditëlindjes. Ata konfirmuan gjithashtu synimin për të përgatitur deri në muajin dhjetor Traktatin mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive. Palët kanë ndërmend të reduktojnë numrin e kapsollave bërthamore pothuajse deri në 2 herë.