Të korrurat në Rusi këtë vit mund të arrijnë në 85 milionë tonë drithëra. Për këtë njoftoi Kryeministri Vladimir Putin në takimin e zhvilluar në Orenburg me prodhuesit e ekonomive bujqësore. Ai vuri në dukje, se “për vendin këto janë vërtet shumë, por teprica megjithatë nuk do të ketë si vitin e kaluar, kur të korrurat e drithërave i tejkaluan të 108 milionë tonët”.