Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev uroi sportisten ruse Julia Efimova me rastin e fitores në Kampionatin botëror të llojeve të sportit në ujë, i cili u zhvillua në Romë, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Efimova zuri vendin e parë në garën e notit 50 metra në stilin brass, duke vendosur me këtë rekord të ri botëror me rezultatin 30.09 sekonda.