Ish Ministri i punëve të jashtme të Polonisë Adam Rotfeld hyri në të ashtuquajturin “Grup i të urtëve të NATO-s”, i cili do të merret me përgatitjen e prioriteteve të reja strategjike të Aleancës, njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i MPj të Polonisë Peter Pashkovskij. “Grupi i të urtëve” përbëhet nga 12 përfaqësues të shteteve anëtare të Aleancës, të cilin do ta udhëheqë ish Sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Allbright.