Kreu i Levada-Centër Lev Gudkov në intervistën e vet dhënë botimit “Njezavisimaja gazeta” paralajmëroi: kriza ekonomike shkakton në mënyrë të pashmangshme rritjen e agresivitetit të popullsisë. Vetë shoqëria është ndërtuar në këtë mënyrë. Gjatë kësaj niveli i lartë i agresionit të brendshëm shfaqet në forma të tilla si: niveli i lartë i vetëvrasjeve, krimet në jetën e përditshme, sëmundjet kardio-vaskulare. Ndodhin shumë gjëra të tilla, sipas të cilave mund të gjykosh në mënyrë të tërthortë mbi rritjen e tendencave të disfavorshme. Shkaku kryesor i kësaj konsiston në tensionimin e jetës sonë, të lidhur me ndryshimin e gjithë rregullit, mënyrës së jetesës. Të gjitha këto shfaqen në ndjesitë e të qenit të mosrealizuar në jetë tek njeriu-në sfondin e pretendimeve të tepruara që paraqiten ndaj tij nga ana e familjes dhe shoqërisë. Ndërsa po ti shtojmë kësaj edhe luftrat, afgane dhe ato dy çeçene, atëhere bëhet plotësisht i kuptueshëm niveli i lartë i kulturës agresive. Ndër të tjera duhet të merret parasysh edhe ai fakt, se tani Rusia po del nga shoqëria sovjetike, e konstruktuar dhe e drejtuar në mënyrë mjaft të rreptë, në të cilën vlera e njeriut ishte tejet e papërfillshme, kurse shumica e problemeve sociale zgjidhej me ndihmën e ushtrimit të dhunës. Kjo do të thotë se të gjitha strukturat e ndërlikuara të komunikimit, që veprojnë në një shoqëri të zakonshme, tani për tani nuk janë të zhvilluara tek ne, ose janë të shtypura.


Komentimi i artikullit të ditës


Kreu i Levada-Centër Lev Gudkov mendon, se shkallëzimin e agresivitetit në shoqëri mund ta parandalojë politika shtetërore e mbështetjes së institucioneve të kulturës. Dëgjoni komentin e Presidentit të Shoqatës së Sociologëve Rusë Valeri Mansurov. “Nuk mund të injorohen kurrësesi e të mos merren parasysh nocione dhe kategori të tilla si gjendja emocionale e shoqërisë. Ajo mund të shfaqet, ta zemë, në ndjenjën e zhgënjimit të përgjithshëm apo atë të pesimizmit. Gjatë kohës së dukurive të krizës, të cilat shfaqen aktualisht gjithkund, ndjenja të tilla mund ti shtyjnë njerëzit në ndërmarrjen e veprimeve të tilla, të cilat ata nuk janë në gjendje ti kontrollojnë dot. Përjetimet në masë, të duruarit dhe sjellja, në përgjithësi, është tejet e vështirë ti nënshtrohen ndofarë kontrolli. Prandaj aktivitetet e ndryshme, ndër të tjera, edhe ato kulturore, sportive, argëtuese, në qoftë se do të jenë të organizuara mirë me mbështetje të mjaftueshme financiare, mund ti eliminojnë në ndonjëfarë mënyrë këto prirje, tendenca negative në masë.