Ideja e krijimit në Ballkan të “Shqipërisë së Madhe”, e cila siç do të dukej në vështrim të parë kishte mbetur në hijen e së kaluarës, sërish kujtoi mbi aktualitetin e vet. Natën në të gdhirë të së hënës, më 3 gusht, parlamentarët shqiptarë të komunave serbojugore të Preshevës, Medvegjevës dhe Bujanovacit miratuan deklaratën mbi bashkimin e tyre në qarkun e quajtur “Lugina e Preshevës” dhe mbi krijimin e organeve unike të vetadministrimit. Por çfarë fshihet pas këtyre vendimeve dhe në se konsiston rreziku kryesor kërcënues për stabilitetin në rajon? Me këto pyetje ne iu drejtuam bashkëpunëtorit të vjetër shkencor të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë, kandidatit të shkencave historike Pjotër Iskenderov: “Deklarata e shqiptarëve të komunave serbojugore do të thotë një eveniment i ri në evolucionin e të ashtuquajturës “kauzë kombëtare shqiptare”. Liderët e separatistëve shqiptarë vendas po veprojnë në përputhje të plotë me skenarin kosovar. Hapa të mëtejshëm të tyre do të bëhen dëbimi me dhunë nga rajoni i popullsisë serbe dhe kombësive të tjera jo shqiptare, thirrjet drejtuar organizatave ndërkombëtare për të garantuar të drejtat e shqiptarëve, kërkesat ndaj Beogradit për të filluar negociatat mbi statusin e ri të territoreve. Dhe ekzistojnë të gjitha arsyet të mendohet, se “sovranizimi” i Luginës së Preshevës do të realizohet shumë më shpejt në jetë se ç’ndodhi kjo në Kosovë. Por, sido që të jetë në të vërtetë, kërkesat që i janë paraqitur udhëheqjes së Serbisë “për të fillluar pa vonesë negociatat me përfaqësuesit legjitimë politikë të shqiptarëve” dhe “për t’ia hyrë punës për çmiltarizimin e rajonit”(me të cilën nënkuptohet largimi i nënreparteteve ushtarake dhe policore serbe) tashmë përmbahen në deklaratën e sipërpërmendur. Situata në tre komunat shqiptare u acarua në korrik si rezultat i një serie sulmesh të ndërmarra ndaj përfaqësuesve të policisë serbe dhe banorëve paqësorë. Kjo gjë i detyroi autoritetet serbe të dërgojnë në rajon nënreparte suplementare policore dhe të vendosin masa të tjera sigurimi. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj tingëlluan kërkesat shqiptare, tashmë të njohura fort mirë sipas ngjarjeve të viteve 90-të në Kosovë, drejtuar autoriteteteve të Serbisë “për ti dhënë fund shkallëzimit të tensionit” dhe për të “ndaluar fushatën antishqiptare në mjetet e informimit masiv”. Që në vitin 1992 shqiptarët e Luginës së Preshevës zhvilluan referendumin e pa njohur nga askush, në të cilin u votua për bashkimin me Kosovën. Tentativa e parë për të arritur me rrugë të armatosur qëllimin e përcaktuar i përket periudhës së viteve 1999-2001, kur në rajon shpërtheu kryengritja e armatosur e ekstremistëve shqiptarë. Ajo u organizua dhe u mbështet nga territori kosovar, ku pushteti me inkurajimin dhe favorizimin e paqeruajtësve të OKB-së dhe NATO-s, kaloi në duart e luftëtarëve të “Ushtrisë terroriste për Çlirimin e Kosovës”. Por veprimet e vendosura të ushtrisë serbe së bashku me mosdëshirën e komunitetit botëror për tu marrë edhe me një vatër tjetër të separatizmit shqiptar kosovar ndihmuan për stabilizimin e përkohshëm të situatës. Aktualisht separatistët shqiptarë të Jugut të Serbisë i kanë marrë parasysh disfatat e mëparshme. Ata arritën të presin njohjen e preudoshtetit Kosovar nga disa dhjetra vende të botës dhe ngulin tani këmbë në atë, se kanë të drejta analogjike. Ndërsa kjo do të thotë dukje edhe e një vatre të re tejet të rrezikshme destabilizimi në Ballkanin edhe kështu aspak të qetë e stabil.