Operatorët rusë të turizmit do ti marrin që këtej e tutje turistëve firmën në lidhje me atë se ata janë në dijeni të situatës me gripin A/H1N1 në vendin që kanë ndërmend të vizitojnë. Për këtë njoftoi Sekretarja e shtypit e Bashkimit të Industrisë Turistike të Rusisë Irina Tjurina. Përndryshe, sipas fjalëve të saj, “në qoftë se njeriu kthehet në atdhe i prekur nga sëmundja, firma turistike mund të akuzohet për inkurajimin, favorizimin e përhapjes së epidemisë”.