Në Rio de Janeiro filloi punën e vet Asambleja e Bashkimit Astronomik Ndërkombëtar. Zbulimet e fundit në sferën e astronomisë do të diskutohen nga rreth 2000 shkencëtarë prej 72 vende të botës. Midis problemeve kryesore të diskutimeve është edhe mundësia e ekzistencës së ujit në planetet e tjera të sistemit djellor dhe përtej kufijve të tij. Asambleja paraardhëse, e cila u zhvillua në Pragë në vitin 2006, bëri bujë të madhe për shkak të vendimit që u morr atëhere në të për ta quajtur Plutonin jo planet, por asteroid.