Prokuroria e Serbisë disponon një numër të madh provash faktike mbi trafikimin e organeve njerëzore në periudhën e konfliktit në Kosovë, të cilat mund ti dorëzohen anëtarit të Komisionit për respektimin e të drejtave të njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian (APKE) Dik Marti. Atij iu ngarkua detyra për paraqitjen e raportit në lidhje me këtë çështje. Presupozohet, se viktima të marrjes me dhunë të organeve të brendshme janë bërë rreth 300 banorë të Kosovës nga radhët e popullsisë me kombësi jo shqiptare. Bujë të madhe ky problem bëri pas publikimit të librit të ish Kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Karla Del Ponte me titull “Gjyetia”: unë dhe kriminelët e luftës”.