Rusia mendon se Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rassmussen do të jetë një partner i parashikueshëm. Nga konferencën e vet të parë për shtyp Rasmussen deklaroi mbi domosdoshmërinë e vendosjes së një partneriteti të vërtetë midis Rusisë dhe NATO-s. Sipas fjalëve të tij, Moska dhe Aleanca kanë interesa të përbashkëta në garantimin e sigurisë globale. Rasmussen u shpreh për aktivizimin e bashkëpunimit të Rusisë dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, piraterisë si dhe në lidhje me Afganistanin.