Këngëtarët operistikë rusë — tenori Aleksei Kudria dhe soprano Julia Novikova u shpallën fitues të konkursit ndërkombëtar “Operalia” në Budapest. Ky është një nga evenimentet më të prestigjshëm të botës muzikore. Iniciator i tij është tenori i famshëm Placido Domingo. Në këtë konkurs morrën pjesë 48 këngëtarë. Përzgjedhja e talenteve të reja operistike u zhvillua mbi bazë të audioregjistrimeve, të cilat u dëgjuan nga këshilli ekspert. Në fund të javës fituesit e konkursit do të debutojnë së bashku me maestron Placido Domingo me një koncert në qytetin e vjetër hungarez Peç.