Në varrezën kryeqytetase ruse të Manastirit Doskoi në mesditë të datës 3 gusht të vitit 2009 u mbajt liturgjia e përshpirtjes për Aleksandër Sollzhenjicinin: sot u mbush plot një vit që nga dita e vdekjes së tij. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, në varrezën e manastirit ishin të pranishëm të afërmit e shkrimtarit, laureatët e Çmimit që mban emrin e tij.