Autoritetet ukrainase dhe Komisioni Europian arritën në marrëveshje në lidhje me reformën e sektorit të gazit, e cila i hap rrugën mbështetjes financiare të Kievit. Por, siç vë në dukje gazeta “Vremia novostei”, ndihma e pritshme, duket fare qartë, se është e pamjaftueshme bile edhe për pagimin e llogarive rrjedhëse “Gazprom-it”, ndërkohë që mund të acarojë pa shumë problem marrëdhëniet me Rusinë. Në fund të javës kompanisë “Naftogaz Ukraini” do ti duhet ti paguajë Rusisë për furnizimet e gazit të marra nga ajo në muajin korrik. Koncerni në fjalë duhet ti paguajë “Gazprom-it” 650 milionë $. Mjete vetiake për këtë “Naftogaz Ukraini” nuk disponon, ndërsa kreditë që do të marrë ai me ndërmjetësinë e Komisionit Europian nuk mjaftojnë për këtë qëllim. Një nga kushtet kryesore të dhënies së kredive që iu vunë Ukrainës është rritja e tarifave të gazit për konsumatorët e thjeshtë ukrainas. Nga njëra anë, kjo duket si fitore e Julia Timoshenkos, e cila arriti ti bindë europianët për arsyeshmërinë e dhënies së kredive Ukrainës dhe në lidhje me atë se koncerni “Naftogaz Ukraini” është ndërmarrje deficitare. Nga ana tjetër, shuma që do ti jepet Ukrainës është 2.5 herë më e vogël se ajo që kërkoi gati në formë ultimatumi nga Brukseli që dy muaj më parë Julia Timoshenko. Por më kryesorja, se këto para Kievi nuk i ka marrë ende në dorë. Këto propozime përkatësisht kredive në fjalë do të miratohen vetëm pas plotësimit nga Ukraina të grafikut të reformave në sferën e energjetikës, i cili u bashkërendit me BE. Në Bruksel kërkesën për zhvillimin e reformës në sektorin ukrainas të gazit e shpjegojnë me dëshirën e mirë të shmangies së përsëritjes së luftrave të gazit midis Kievit dhe Moskës.


Komentimi i artikullit të ditës


Analisti i Kompanisë investuese-financiare “Solid” Denis Borisov nuk përjashton mundësinë e keqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-ukrainase: “ Dëshira e “Gazprom-it” për të mos lëshuar nga influenca e vet sistemin transportues të gazit të Ukrainës është plotësisht e justifikuar. Shembulli më i gjallë, më i spikatur që karakterizon një dëshirë të tillë është refuzimi nga ai i rilidhjes së kontratave me konsumatorët europianë. Sepse tani gazi shitet në kufirin e Ukrainës me Europën dhe jo në kufirin ruso-ukrainas. Zhvendosja e vendit të shitjes u propozua në kohën e luftës së fundit të gazit, por “Gazprom” nuk e pranoi një gjë të tillë për shkak se pikërisht në territorin ukrainas ndodh përvetësimi i pasanksionuar i gazit rus. Duke folur mbi mundësinë e shkallëzimit të konfliktit, dua të vë në dukje, thotë më tej analisti, se Ukraina dhe BE duke kaluar tek rindërtimi serioz i marrëdhënieve në sferën e gazit, po përpiqen të shmangin me këtë kontaktet intensive me partnerët rusë, të cilët sigurojnë mbushjen e tubacioneve me lëndë hidrokarbure. Në qoftëse do të ruhet veprimi i kontratave të nënshkruara më parë “Gazprom-i”, ndoshta, nuk do të marrë e ti ndërpresë, ashtu, sipas qejfit të vet, furnizimet e gazit. Në qoftë se do të ndodhë ndryshe, atëhere Rusia, thjesht, mund të riorientojë në drejtime të tjera rrymat e lëndës së vet të kaltër djegëse.