Irani është i gatshëm t’ia hyjë punës për prodhimin e armës bërthamore, njofton botimi britalik Times me referim tek një burim në zbulimin amerikan. Sipas të dhënave të tij, Teherani pezulloi përpunimin e programit të vet bërthamor në vitin 2003 për shkak të rrezikut kërcënues të intervencionit të amerikanëve në Irakun fqinj. Ekspertët mendojnë, se që nga momenti kur lideri fetar ajatolla Ali Hameni të miratojë idenë, Iranit do ti duhet vetëm gjysëm viti që të përfundojë procesin e pasurimit të uraniumit. Edhe 6 muaj të tjerë atij do ti duhen për montimin e vetë kapsollës bërthamore.