Autoritetet kineze vendosën regjim karantine në qytetin Cziketanj në veriperëndim të vendit në lidhje me shpërthimin e murtajës, viktima të së cilës u bënë tashmë 2 banorë vendas. Nën dyshimin e prekjes nga ky infeksion tej mase i rrezikshëm janë shtruar në spital edhe 10 persona të tjerë. Në zonën veprimit të karantinës ndodhen rreth 10 mijë veta. Autoritetet lokale po marrin masat e domosdoshme për sigurimin e qytetarëve të ndodhur në izolim me produkte ushqimore dhe ujë të pijshëm.