Komisioni Europian dhe Ukraina arritën në marrëveshje për modernizimin e sistemit transportues të gazit. Kievit do ti jepet kredi ndërkombëtare për blerje gazi. Marrëveshja do të lejojë shmangien e lindjes së situatave të mbarsura me krizë në sferën e furnizimeve të gazit rus në Europë. Në fillim të vitit 2009, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Moskës dhe Kievit, konsumatorët europianë mbetën gati 3 javë pa gaz. “Konflikti i “gazit” përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjeve mbi furnizimet e gazit rus në Ukrainë dhe transitin e tij për në Europë.