Gazeta “Vremia novostei” njofton mbi risitë që e presin ushtrinë ruse. Që këtej e tutje oficerët dhe ata që shërbejnë me kontratë në ushtrinë ruse do të kujdesen vetë për paraqitjen e tyre të jashtme. Që nga viti 2012 ushtarakët do të blejnë në mënyrë të mvetësishme uniformën ushtarake për veten duke u nisur nga nevojat personale. Gjatë kësaj, për këto qëllime ushtarakët rusë në varësi nga grada që kanë do të marrin deri në 25 mijë rubla në vit. Duhet vënë në dukje, se për kalimin e ushtrisë ruse në uniformën e re të veshjes u shpall që 2 vjet më parë. Për përpunimin e uniformës së re u tërhoqën dhe u aktivizuan forcat më të mira të industrisë ruse të modës. Ndërkohë gjuhët e liga konfirmonin me bindje të plotë, se Ministria e mbrojtjes u dha me një pasion e forcë kaq të madhe pas tendencave të modës, sa që harxhoi për realizimin e koleksionit të ushtrisë si shumë mjete financiare buxhetore. Më pas në planet e forcave të armatosura ndërhyri brutalisht kriza ekonomike duke bërë korrektimet e veta. Dhe doli, si rezultat, se është e pamundur të vishen plotësisht me uniformë të re të gjithë ushtarët, siç planifikohej një gjë e tillë më parë, brenda vitit në vazhdim. Tani uniformat e reja të modës oficerët dhe ushtarët do ti marrin vetëm kur tu vjetëssohet plotësisht ajo që mbajnë veshur tani. U morr gjithashtu vendimi, sipas të cilit, përveç uniformës së re ushtria ruse duhet të ketë edhe përmbajtje të re. Në lidhje me këtë në Ministrinë e mbrojtjes miratuan normën e re të përgjithshme të racionit ushqimor në ushtri. Nën goditje u ndodhën, në radhë të parë, cigaret që janë pjesë përbërëse jo pak e rëndësishme në jetën e ushtarit. Në racionin e ri të ushqimit të ushtarakut nuk ka më cigare. Siç shkruan gazeta “Vremia novostei” ato duan ti zëvendësojnë me karamele dhe sheqer.

Komentimi i artikullit të ditës

Vëzhguesi ushtarak i “Еженедельный журнал» (“Revista e përjavshme”) Aleksandër Golc
e quan mundësinë e kalimit të ushtarit nga cigaret tek karamelet, thjesht, utopike: “Përsëri nëpër rrugët e Moskës do të fillojnë të duken të rinj me uniformë ushtarake që u lypin kalimtarëve cigare. Këtu historia është shumë e thjeshtë dhe, druhem, se ajo është e lidhur jo vetëm me përkujdesin në lidhje me mënyrën e jetesës së ushtarakëve rusë. Po shtrenjtohet duhani, rriten akcizat (taksat). Për qëllime kursimi, sigurisht, që është shumë më e lehtë tu propozosh ushtarakëve karamele. Në qoftë se reforma ushtarake, e cila ka shkaktuar kaq e kaq debate, do të kufizohet, do të përmblidhet me këtë, atëhere në një pamje të tillë ajo, padyshim, që do të realizohet. Tek ne është bërë zakon, në qoftë se duhet të marrin, të heqin ndonjë gjë, këtë do ta bëjnë patjetër. Përsa i përket cilësisë së uniformës ushtarake, të flitet mbi atë se sa shumë është vjetëruar ajo, ndoshta, është një gjë krejtësisht e pakuptimtë. Uniforma ushtarake e terrenit është tradicionale. Me prerje të caktuar, modele të përcaktuara e kështu me radhë… Megjithëse nuk do të ishte keq të bëhej njëfarëlloj modernizimi i saj. Dëgjuat komentimin e risive në ushtrinë ruse nga vëzhguesi ushtarak i “Еженедельный журнал» “Revistës së Përjavshme” Aleksandër Golc bërë posaçërisht për “Zërin e Rusisë”.