Liturgjia e përshpirtjes për Aleksandër Sollzhenjicinin, i cili ndërroi jetë natën në të gdhirë të 4 gushtit të 2008-s në vitin e 91 të jetës së vet, do të mbahet pranë varrit të shkrimtarit në varrezën e manastirit moskovit Donskoi, i njoftuan Agjencisë RIA Lajmet në Fondin e Sollzhenjicinit. Aleksandër Sollzhenjicin është laureat i Çmimit Nobel në letërsi (1970) “Për forcën morale me të cilën ai vazhdoi traditën e letërsisë ruse” dhe akademik i Akademisë së Shkencave të Rusisë.