Zëri i Rusisë MPJ e Rusisë ka ndërmend të studjojë në mënyrë të detajuar e të hollësishme situatën që ka të bëjë me rrahjen e tre jahtmenëve rusë prej policëve spanjollë. Autoritetet e Spanjës i akuzojnë rusët për rezistencë ndaj ruajtësve të rendit. Për në ditët e para të gushtit është caktuar zhvillimi i seancës gjyqësore. Më parë u njoftua se policia rrahu barbarisht 3 sportisë rusë natën në të gëdhirë të së enjtes në ishullin Majorka, ku ata mbërritën për pjesëmarrje në regatën ndërkombëtare të anijeve me vela.