Zëri i Rusisë Shfaqja e spektaklit “Dorian Grei” e koreografit dhe regjizorit nga Britania e Madhe Metju Bourn do të përfundojë Festivalin e 8-të teatral ndërkombëtar me emër të Çehovit, i cili po zhvillohet në Moskë që nga 26 maji. Premiera e baletit që ka bërë bujë të madhe e vënë në skenë sipas motiveve të romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Oscar Wilde u shfaq në festivalin e Edinburgut. Gjithësej në programin e festivalit Çehovian u paraqitën 30 punë të cilat u panë nga më tepër se 400 mijë shikues. Festivali tjetër “Çehov-fest”, që do të zhvillohet në vitin 2010, do të kalojë nën shenjën e jubileut 150 vjeçar të Anton Pavlloviç Çehovit.